Dyshimet/ A u dogj shtëpia e monstrës së Fierit për të fshehur gjurmët e vrasjes së Mateos?

Hetimet për vrasjen barbare të 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë marrë një kthesë. Kjo ka ndodhur pas rënies së zjarrit në shtëpinë e vrasësit të tij Klodian Çalamani. Abcnews shkruan se policia e Fierit dyshon se ngjarja është e qëllimshme dhe mund të jetë vendosur nga ndonjë banor i zonës për të fshehur gjurmët e vrasjes së të riut.

 “Kjo ngjarje nuk mund të jetë e rastësishme dhe nuk është shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, apo bombol gazi”, thonë burimet.

Mundësia e ndonjë shkëndie elektrike është hequr pasi energjia elektrike është ndërpresë pas arrestimit të Çalamanit, ndërkohë në banesë nuk kishte as bombul gazi,e cila është gjithashtu një burim zjarri. Këto detaje kanë shtyrë grupin hetimor që të shikojnë për bashkëpunëtor të 38-vjeçarit për vrasjen e Mateos, transmeton AbcNews.

Ndërkohë që familjarët e Mateos kanë deklaruar se ai është vrarë nga Çalamani pasi mund të ketë marrë vesh ndonjë sekret të tij. Ky sekret, dyshohet se ka të bëjë me një lidhje intime mes Çalamanit dhe një personi tjetër të fshatit Grecalli. Pikërisht për këtë person ende të paidentifikuar, policia dyshon se është edhe autor i zjarrvënies në banesën e 38-vjeçarit.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë. E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

Vinkmag ad

Read Previous

Del dokumenti sekret i ushtrisë serbe: Ja si ta sfidojmë Shqipërinë dhe Kosovën

Read Next

Ambasadat në Kosovë japin alarmin: Evitoni turmat dhe qendrat tregtare, ka rrezik për një sulm terrorist, ja kur mund të ndodhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular