Search
Close this search box.

E rëndë në Gjirokastër/Ishin pa drita, ndezën qiri. Merr flakë shtëpia, vdes nga tymi 12-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e mitur ka ndërruar jetë për shkak të një zjarri në banesën e saj.

Mbrëmjen e sotme, në banesën e saj dykatëshe të familjes Ndriço nuk kishte energji elektrike. Ndaj dhe për të siguruar ndriçimin kishin ndezur një qiri, i cili mendohet se ka shkaktuar edhe flakët në banesë.

Pasi qiriri ka rënë në divan, mendohet se objekti ka marrë flakë, ndërsa e mitura shkoi menjëherë në tualet në mënyrë që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar.

Përveç të miturës, edhe kryefamiljari Irakli Ndrico ka mbetur gjithashtu i lënduar nga flakët. Babë e bijë u nxorën nga shtëpia e përfshirë nga flakët dhe u dërguan në spital, të dy me shenja jete, por e mitura nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërsa i ati është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se zjarri në banesë është qiriri por ende versioni nuk është konfirmuar nga grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Lulzim Basha gjithnjë e më i vetmuar/A është kjo shenja që tregon se PD-ja po i ikën nga duart?

Read Next

VIDEO/Gazetarja po raportonte LIVE pas ndeshjes, tifozët e prekin nga të pasmet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular