E tmerrshme/ E ndoqi nga pas, ish-partneri përdhunon 25-vjeçaren në tualetin e lokalit (DETAJE)

Jepi Share

Një 25-vjeçare në Almyros, Greqi, është përdhunuar nga ish-i dashuri i saj në tualetin e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa vajza e ka takuar rastësisht ish-të dashurin në kafene.

Mediat greke raportojnë se të dy ishin ulur në grupe të ndryshme shoqërish, por kur 25-vjeçarja është ngritur për të shkuar në tualet, ai e ka ndjekur nga pas dhe ka kryer marrëdhënie intime pa dëshirën e saj.
Pas ngjarjes vajza ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar ngjarjen.

Tashmë është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore dhe autori 27-vjeçar do të dërgohet ditën e martë në prokurori, pasi i është lënë afat për të kërkuar falje.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Tronditet Greqia/ Pa njerkun duke i dhunuar nënën, 18-vjeçari e qëllon 10 herë me thikë (DETAJE)

Read Next

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë”- Adriatik Llalla kërkon pezullimin e vendimit të dënimit: Izolimi do më sjellë pasoja për shëndetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular