Tronditet Greqia/ Pa njerkun duke i dhunuar nënën, 18-vjeçari e qëllon 10 herë me thikë (DETAJE)

Një 18-vjeçar ka goditur 10 herë me thikë njerkun, pasi pa se po i dhunonte nënën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia gjatë mbrëmjen se vonë të së shtunës, mori një telefonatë duke sinjalizuar për një incident që kishte ndodhur në një familje në zonën  e Pylaias. Sapo patrulla iu afrua vendit ku ishte sinjalizuar, panë 18-vjeçarin që lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Kur efektivët i kërkuan të ndalonte, ai është larguar me vrap, por pa mundur të shpëtojë.

Më pas ka qenë vetëm djali që ka pranuar se ka goditur me thikë njerkun, 36-vjeç, pasi e kishte parë duke dhunuar të ëmën, 43-vjeçe. Policia e ka arrestuar dhe pritet që në ditët  në vijim të dalë para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.