
Kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenmbajtëse me SHBA të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë çuar kryeministrin Edi Rama në SHBA.
Bëhet me dije se kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres,
“New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.
