“Ekonomia globale dhe Kina”, Unioni i Gazetarëve seminar në Elbasan: Nevojitet shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve

Jepi Share

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë zhvilloi të hënën në Elbasan seminarin me temë “Ekonomia globale dhe Kina, impakti në ekonominë shqiptare”, me  përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushave të ekonomisë, arsimit, kulturës dhe medias.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në fjalën e hapjes, theksoi se ekspertiza shqiptare ende nuk ofron një këndvështrim më adekuat mbi zhvillimet e rëndësishme të ndërveprimit ekonomik dhe raportet me këtë ekonomi të fuqishme botërore.

Aktiviteti i Unionit te Gazetareve Shqiptare (Foto CMG)

Drejtuesi i degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Elbasan, Besnik Dybeli, u shpreh se lidhja e këtij qyteti me Kinën daton në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, ndaj bashkëpunimi në ditët e sotme merr një vlerë të veçantë për turizmin e qytetit.

Ndërsa Artur Guri, përfaqësues i Operatorëve turistikë të Elbasanit, tha se tregu kinez ka një potencial të madh, por nuk është fluksi i duhur nga ky treg. Duke vënë në dukje se aktualisht në Shqipëri ka një rritje të kapaciteteve turistike, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me industrinë turistike të Kinës, për shtimin e turistëve elitarë në Shqipëri.

Gazetari Gëzim Podgorica, nënkryetar i Këshillit Drejtues të “RTSH”-së, duke vlerësuar punën e seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës dhe promovimin e Shqipërisë përmes emisioneve të saj, theksoi nevojën e shkëmbimeve mediatike në bashkëpunim dhe me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë.

Gazetari Fatos Alliu shprehu nevojën e shkëmbimeve me median kineze në gjuhën shqipe për të rritur nivelin e njohjes së aktualitetit në Kinë.

Aleksandër Çipa nënvizoi në këtë drejtim se mediat shqiptare mund të përfitojnë nga eksperienca e Kinës në risitë teknologjike në fushën e medias.

Aktiviteti i Unionit te Gazetareve Shqiptare (Foto CMG)

Anila Çota, pedagoge e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, tha në seminar se edukimi prodhon një ekonomi dhe kulturë të mirë. Duke theksuar se pjesa më e madhe e laboratorëve shkencorë vijnë nga Kina, ajo kërkoi shtimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Seminarin e përshëndeti me një video-mesazh drejtoresha e seksionit shqip të Grupit Mediatik të Kinës, Qu Ning (Vera).

Aktiviteti i Unionit te Gazetareve Shqiptare (Foto CMG)

“Pra , Kina është ekonomia e dytë e madhe në botë, vendi më i madh tregtar dhe një destinacion për investitorët e gjithë bota. Reforma dhe hapja e përbashkët e tyre për këtë arsye për të mbajtur të mbajtur në një vend të madh dhe vizionin e saj për botën, si një bashkësi me fatin e përbashkët ”,-theksoi ajo.

Aktiviteti i Unionit te Gazetareve Shqiptare (Foto CMG)
Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Lorenc Vangjeli plas “bombën”: Ministra dhe ish-ministra po dridhen nga SPAK-u, edhe shefat e botës së medias atje do shkojnë

Read Next

Vështirësitë e nxënësve nga familje emigrantësh bashkojnë mësuesit e historisë në Shqipëri dhe Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular