‘News 24′ zbardh dëshminë e të penduarit Klevis Alla ku implikohen dy krutanët e dyshuar si vrasës me pagesë, të cilët akuzohen se ekzekutuan Besmir dhe Viktor Haxhian. Ngjarja në fjalë ndodhi në muajin prill të vitit 2020 në Durrës. News 24 ka siguruar dëshminë e Allës, i cili pohoi se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë.
“Nuredini me tha; ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja behej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer.”, mësohet të jetë shprehur ai gjatë dëshmisë së tij. Sipas Allës Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit.
Duke u ndalur tek fakti se pse nuk e tregoi si fillim emrin e Dumanit, ai tha se; “Se tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën. Besian Xhixha një natë qëndroi në shtrinë e Nuredin Dumanit”.
Kujtojmë se dje u arrestuan Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja, të cilët nesër paradite do të dalin para GJKOO-së ku do të jepet dhe masa e sigurisë.