Aldi Rama, autori i vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, ka pasur një të shkuar problematike. Rama, i cili u vetëplagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë gjatë aksionit të policisë Kune-Vain të Lezhës, ka pasur probleme me drejtësinë në të kaluarën. Rama, mësohet se është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në vitin 2012.
Ndërkaq në vitin 2019, kur ishte vetëm 18-vjeç Aldi Rama bëri burg si i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin. Rama ishte akuzuar gjithashtu edhe për vjedhjen e telefonit të së dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. E dashura e tij e kishte kallëzuar në polici për dhunë fizike, por një çështje e tillë ishte pushuar nga gjykata. Rama ishte ndaluar sërish në vitin 2020, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai ishte mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku publikonte foto me armë, makina duke treguar edhe jetën që bënte.
