EMRI/ Identifikohet prostituta shqiptare e vrarë në Itali. Dëshmitarët tregojnë si ndodhi krimi: E futën në një makinë të bardhë dhe…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me 35-vjeçaren shqiptare, e cila mbrëmjen e kaluar u gjet e vrarë në një zonë midis Toscanës dhe Ligurias. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shqiptaren Nevila Pjetri, e cila dyshohet se ka qenë prostitutë.

Nga hetimet rezulton se 35-vjeçarja është dhunuar dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Trupi i shqiptares u gjet në një zonë jo të populluar, nga disa të huaj të cilët ishin strehuar për të kaluar natën.

Ndërkohë referuar dëshmive të mbledhura nga hetuesit dhe policia rezulton se Nevila Pjetri është parë duke u hipur në një makinë të bardhë nga disa prostituta të tjera.

Ndërkohë jo shumë larg vendit të krimit, policia ka gjetur edhe makinën e viktimës, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe makinën ku u fut shqiptarja, që sipas dëshmitarëve drejtohej nga një burrë.

Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e vëzhgimit të një impianti të shpërndarjes së karburantit jo shumë larg zonës ku ndalojnë klientët e prostitutave.

Vinkmag ad

Read Previous

“Mbajeni lugën në brez tani”/ Mentor Kikia nxjerr mesazhet e fshehta të Evi Kokalarit dhe e sulmon: Pse more derdimenë me Berishën do ta rrëzoni PS-në, ju?

Read Next

“Sazani digjet, bosët e inceneratorëve në…”/ Monika Kryemadhi tregon çudirat shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular