Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Presidenti turk Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ku është treguar i prerë përsa i përket çështjes së organizatës teroriste FETO, e cila tentoi pak vite më parë një grusht shteti në Turqi.about:blank

Erdogan tha se çështja e FETOS do të shihet si një parakusht vëllazërie mes dy vendeve, teksa shtoi se Shqipëria duhet të reagojë menjëherë, në mënyrë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos errësohen.

“Lufta kundër organizatës terroriste FETO që tentoi një grusht shteti në vendin tonë, e cila masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona që i kushtojmë vëmendje të veçatë. Anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqiëpri dhe tregojnë ekzistencën e tyre në fusha të ndryshme. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën. Çështjen e FETO e shikojmë si një parakusht vëllazërie. Institucionet e lidhura me FETO kanë qarqet e tyre të fshehura në Shqipërië, ndaj ata me të ardhur koha, do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta.

Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni menjëherë në kohë, është e pashmangshme që tentativat e kësaj strukture të përsëriten edhe në Shqiëpri. E kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë, ku kemi paguar një kosto shumë të rëndë. E kemi si detyrë t’u tregojmë miqve tanë që mos të kenë të njëjtin fat që përjetuam më parë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye”, tha Erdogan.

Vinkmag ad

Read Previous

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Read Next

“Shyqyr që s’je mysliman se kaq sa rri me Erdoganin kushedi çfarë do thoshin ata të BE!”, Rama: Më bëri për të qeshur ky koment!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular