Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, pyetjen e radhës të Këshillimit Kombëtar, ku i kërkohet mendim qytetarëve në lidhje me “Ballkanin e Hapur”.
Në pyetjen drejtuar qytetarëve, qeveria dhe kryeministri Rama kërkojnë të dijnë preceptimin publik në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur.
“Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësorin e publikuar nga kryeministri Rama.
KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 12
Kjo është edhe çështja e fundit e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, për bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen! Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë.
Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu https://keshillimikombetar.al/