“Është situatë e paimagjinueshme”, avokati i njohur plas “bombën”: Ky është posti i fshehtë që mban Lulzim Basha që në 2005-ën

Jepi Share

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Sipas Goxhajt, Basha është një spiun i ardhur në Shqipëri me një mision që në 2005-ën.

“Unë e kam përkufizuar ngjarjen e sotme edhe si një antidot të asaj që bën Lul Basha. Se kam thënë që Basha mezi pret zgjedhjet që të marrë lekë. Durrësit mbetet qyteti më indiferent por mund të them se kishte kandidatë të mirë, intelektualë. Unë mund të them me plot gojën se kur thua PDSH është njësoj si të thuash zyra e opozitës pranë kryeministrisë. Këtu kemi pushtetin përballë opozitës, ku pushteti është Rama Basha ndërsa opozita është ajo që kemi parë.

Këtu jemi në një situatë surreale, të paimagjinueshme. Basha bën atë që pritet, të prishë sa më shumë punë. Basha nuk është pengu, por një spiun i ardhur në Shqipëri me një mision që në 2005-ën. Sepse është një diversant. Ky fenomen po përhapet në botë gjithkund. Shqipëria si një laborator gjigant, ka situata ku një opozitë që kërkon të riorganizohet dhe kemi dhe pushtetin që ka Bashën”, tha Goxhaj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Kryetari i partisë qëllon me shuplakë policin shqiptar

Read Next

Berisha tregon se çfarë qëndron pas dorëheqjes së drejtuesit politik të PD në Shkodër, Helidon Bushati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular