Flutura Açka: Berisha ka një plagë, duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, shkrimtarja Flutura Açka, në fjalën e saj ka theksuar se duhet ndihmuar për të shëruar plagën që ka.

Ajo tha se në 30 vite demokraci ka votuar PD-në ndërsa sipas saj Berisha ka treguar dje se nuk e shëron dot plagën që ka.

“Kur kam ardhur në PD, mendova që dija shumë, por në fakt e kam mësuar në baze, me njerëz te ndershëm. Nuk është thjesht me kë je, me Bashën a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet të jenë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.” – ka thënë Açka.

Ndërkaq anëtari i KK-së, Albert avdyli ka pohuar se organizimi i Kuvendit të 18 dhjetorit do jetë i vështirë e për këtë anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të përqendrohen në terren.

“Kemi te gjithë te njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është vërtetë qe kryetarët e degëve kane mbajtur peshën. Por dua të ndalem tek data 18. Na ka vënë përballë një vështirësie. Për shkak të thirrjes për referendum. Deputetët, anëtarë te Këshillit Kombëtar duhet të përqendrohen në terren. Në takimin e 11 dhjetorit dje ka patur demokratë, miqtë tanë. Është një marrëdhënie që do kujdes.” – ka thënë ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Vjehrra e Floriana Garos nuk ndalet në sulmin ndaj Sali Berishës: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të…

Read Next

VIDEO/Berisha: Ja mesazhi i fortë që i dërgova Blinkenit pasi më shpallën nongrata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular