Forcat “Shqiponja” ndalojnë Sali Lushajn me armë, reagon i biri, Stresi: Babai e ka armën me leje, u kanë prerë rrugën dhe…

Sali Lushaj është ndaluar ditën e sotme nga forcat “Shqiponja” teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet bashkë me një person tjetër në zonën e stadiumit “Dinamo” në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për mediat edhe djali i tij, reperi i njohur Arkmed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi.

Ai mësohet të ketë thënë për ABC se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar për verifikim nga uniformat blu. 

Sipas tij ndalimi është bërë me tendencë duke qenë se policia i ka prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti.  Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet. Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën.  Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, është shpreh Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.