FOTO/ A është ky kërcënimi që mori Albin Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar. Lajmin për këtë kërcënim, i cili ka bërë që Njësia Speciale të ruajë shtëpinë e Kurtit, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu.

Gazeta Insajderi ka siguruar një shpallje të bërë në rrjetin social Facebook, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti. Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”. Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë. Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale. Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Greva në burgje, flet Admir Tafili: Do përshkallëzohet, s’pranojmë ushqime skandaloze, jemi njerëz edhe ne

Read Next

U shpall nongrata/Berisha: Gjykata pranoi padinë, tani të vijnë SHBA-të e të përballen me mua në Paris

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular