Një nga demokratët e pranishëm në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Kuçovës ka bërë një veprim të papritur. Ai ka fshirë një foto ku kishte dalë kryedemokratit Lulzim Basha.
Demokrati mori telefonin dhe fshiu foton që kishte me Bashën, duke e treguar edhe në kamera. Këtë gjë, vetë Berisha e konsideroi si të duhur.
Pjesë nga replikat:
Demokrati: Jam i zhgënjyer, kam një foto këtu që e kam bërë dhe do e fshi direkt, ja shikojeni që do e fshi (fshin foton). Kështu do të ikë Lulushi.
Sali Berisha: Në prag të festës së flamurit bëre mirë sepse flamuri dhe pabesia nuk bashkohen me njëri-tjetrin.