(FOTO) “Ishin të urtë dhe shembullorë”/ Kush ishin dy nxënësit e vrarë në Kosovë

Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ka rrëfyer në emisionin A23 në ATV se 16 vjecari nga Gllogjani, që mbeti i vrarë nga sulmi i armatosur mbi autobusin me të cilin udhëtonte, kishte qenë me shokët e klasës për një ekskursion në Malishevë, për t`u kthyer me pas në Gjakovë.

Lajmi i trishtë për Ledion Hamzaj 16 vjeç, i cili humbi jetën në sulmin me kallash të autobusit në Gllogjan ka tronditur dhe stafin e shkollës ku ai studionte. Arben Sufaj e përshkroi Ledion si një nxënës shumë të urtë e të sjellshëm.

“Ishin në Malishevë e nga ora 13.30 u kthyen në shkollë përsëri. Paskësaj, ka vazhduar udhëtimin drejt Gllogjanit. Lajmi për ne si staf i shkollës dhe si kolektiv ishte tepër i trishtë, ishte një nxënës shembullor”,- tha koordinatori.

Ndërkohë dhe për Merita Culën, mësuese e vajzës që humbi jetën në sulmin tragjik, Gentiana Mustafa, ky lajm ishte i tmershëm dhe e përshkroi 17-vjeçaren si një nxënëse të shkëlqyer.

“Tre vjet kamë qenë kujdestare e klasës, nuk ka munguar një herë , jemi shokuar të gjithë”,- u shpreh ajo mes lotësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së premtes. Mes fshatrave Shaptej dhe Gllogjan, një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua me kallash nga një person i maskuar duke lënë të vdekur tre persona.

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha: Ju betohem, do jem në politikë derisa të vdes

Read Next

Zbulohet plani amerikan në Ballkan/SHBA do ‘eliminojë’ politikanin e shpallur ‘nongrata’, po pengon vendin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular