Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar nga ana e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha të cilët shkarkuan kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha më 11 dhjetor, ata kanë ndërmarrë edhe një akt tjetër.
Mesa duket simpatizantë të ish-kryeministrit Berisha, kanë përditësuar jetëshkrimin politik të Lulzim Bashës edhe në internet, konkretisht në Wikipedia, ku shkruhet se Basha ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe kryetar i Partisë Demokratike nga viti 2013 deri në vitin 2021, vit në të cilin edhe u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga anëtarësia e Partisë Demokratike më 11 dhjetor në stadiumin ‘Air Albania’.