Foto/ Saimir Tahiri drekon në burg edhe me të dënuarin për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat

Pas publikimit të fotografisë ku ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqej duke drekuar në burgun e Lushnjës në një tavolinë me “Eskobarin e Ballkanit” Klement Balili dhe kreun e një organizate të madhe kriminale, Safet Bajrin, të tjera detaje kanë dalë prej kësaj feste.

Ish-ministri i Brendshëm duke drekuar në burg me “Escobarin” Kelment Balili, të fortin e Shkodrës, Safet Bajri dhe me Klodian Selimin, i dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka indentifikuar edhe një tjetër të dënuar që gjendet në atë tavolinë me Saimir Tahirin ku drekojnë me pije dhe mish keci, i cili është Klodian Selimi.

Selimi është dënuar me 13 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha gjatë operacionit anti-kanabis të vitit 2014 në fshatin e Lazaratit kur Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Postimi i plotë: Tahiri dhe paturpesia e tij! ##Gjate dites se djeshme postova nje foto nga burgu i Lushnjes mes disa te denuarve! Mes tyre “ish-kampioni” qe “luftoje” krimin Saimir Tahirit, bashke me “eskobarin” Kelmend Balili dhe kreun e bandes se Bajrave, Safet Bajri! Por personi tjeter deri dje ishte i paidentifikuar pasi edhe foto ishte jo cilesore! Por Sot e konfirmova se personi ne krah te Tahirit eshte Klodian Selimi nga Lazarati i denuar me 13 vite burg si bashke I pandehur ne vrasjen e efektivit te RENEA-se Ibrahim Basha! Ne ceremonin mortore, Tahiri mbajti fjalim te mbushur me emocione! Por 7 vite me pas ne vitin 2022 (kur edhe eshte bere fotoja) ky Tahiri hipokrite drekon me njerin nga bashke autoret e asaj ngjarje! Cfare turpi! Cfare morali!! Si ndihen familja e efektivit te ndjere Basha e koleget e tij!?Ndersa per njofitmin e burgjeve, dreka thone sherbehet ne qeli, e sakte por burgu nuk sherben ne menun e saj mish zgare!! E ne foto ne asnje vend nuk ka pilaf, fasule apo makarona qe sherbehet ne burg! Por ne foto duket qarte qe nuk eshte ushqim i Burgut! Pijet, thone se jane freskuese!? Ne asnje vend nuk shoh vec ujit dhe disa shishe me nje leng te zi, e gota gjysem te mbushura! Nuk ndodh qe shisheve te koka-kolave ti hiqet etiketa apo e sherbehet me gota gjysem te mbushura!Vec ketyre, mendoje qe burgu nuk i Bashkine keto ne nje qeli se aty kishte plot te tjere por Tahiri, preferoje te hane dreke me te fortet Balili e Bajri! #KetaNukKaneMeTurp#

Vinkmag ad

Read Previous

Del fotoja nga burgu i Lushnjës, ish-ministri Saimir Tahiri feston me Safet Bajrin dhe “Eskobarin”, Klement Balilin

Read Next

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular