Search
Close this search box.

VIDEO/Frrok Çupi: Ky politikan shqiptar është në orët e fundit, me të do të merret drejtësia

Analisti Frrok Çupi ka komentuar sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çupi u shpreh se Berisha është në orët e fundit të tij dhe me të do të merret drejtësia. Më tej ai theksoi se drejtësia nuk po vepron sepse organet e drejtësisë janë ende të dobëta dhe po tentojnë të kenë garanci.

“Berisha ka qenë koherent në sulmet e tij edhe me gjithë atë përsheshin e çorganizimin e foltores, valë valë ka ngritur akuza ndaj SHBA dhe Reformës në Drejtësi. Berisha është në orët e fundit. Berisha duhet të kuptojë tre momentet e fundit të cilat janë:

-Berisha të kuptojë më në fund se ku e ka katandisur veten, të dalë rrugëve dhe të sulmojë SHBA është vërtetë qesharake.

-Ti thërrasë mendjes dhe të thotë sa keq i kam bërë këtij populli. Vjen një moment që mjaft është mjaft.

-Duhet të veprojë drejtësia dhe do të veprojë. Fakti që drejtësia nuk vepron do të thotë që organet e drejtësisë janë ende të dobëta dhe po tentojnë të kenë garanci.

Drejtësia duhet të thotë vetë se s’ka prova, duhet ta provojë, ta thërrasë. Mendoj se është e ngadaltë, e dobët, e frikësuar. Kemi një histori 30-vjeçare ku drejtësia ka qenë nën sofër, e trembur, e shtypur dhe ka thithur para nga politikanët. Sot jemi në momente kur përsëri drejtësia po heziton dhe nëse do vonohet më shumë do kemi, dy momente:

-humbjen e besimit ndaj organeve të reja të drejtësisë

-guximin e krimit për të hipur sërish në krye të shtetit”, tha Çupi në emisionin “Top Talk”.

Vinkmag ad

Read Previous

Cila është sot ajo forcë në botë, që ka fuqinë ushtarake të provokojë SHBA?

Read Next

Nikollë Lesi: Berishën e do mbarë populli, këtë dimër rishkruhet historia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular