Gazetarët gjermanë ‘vendosin me shpatulla pas murit’ Vuçiçin, i kujtojnë gjenocidin në Kosovë

Dy gazetarë gjerman Nicole Bastian dhe Mathias Brüggmann, kanë zënë ngushtë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilit i kujtuan se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 kishte vendosur se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare, pasi Serbia kishte kryer gjenocid ndaj kosovarëve.

Në intervistën për gazetën gjermane, Handelsblatt, Vuçiç i kundërshtoi ata  duke thënë se nuk ka patur genocid në Kosovë.

“Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë vendim të vetëm gjykate që e sheh atë ndryshe”, u përgjigj presidenti serb.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, më 20 prill tha se institucionet janë duke punuar në padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Është duke u punuar intensivisht nga një ekip profesionistësh të cilët po i përgatisin materialet që duhet t’i kemi sa i përket padisë për gjenocid. Çështja e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë kurrë nuk ka qenë më publike në arenën ndërkombëtare sesa tani”, -ishte shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.