
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se modeli që ofron ish-kryeministri Berisha i përket modelit të vjetruar dhe vetëdiskreditues.
Ai e ka shoqëruar postimin e tij në Twitter me fotot e ish-kryeministrit Berisha me diktatorin Enver Hoxha.
“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan ai.

