Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati në Tiranë, sekuestrohen pistoleta e snajper

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë. Burim për media bëjnë me dije se policia ka sekuestruar pistoleta dhe sniper.

Mësohet se në lidhje me këtë aktivitet kriminal ka rënë në pranga një person. Pritet njoftimi zyrtar i policisë në lidhje me arsenalin e armëve, teksa mësohet se armët janë çuar në laboratorin e ekspertizës për të parë nëse janë të përfshira në ngjarje kriminale.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez.

Vinkmag ad

Read Previous

“Vëllezërit e mi atë jetë zgjodhën”, gazetarja tregon takimin me motrën e Dumanit: Do largohem nga këtu

Read Next

“Nuk do të bëj më krime”, gjykata e Fierit merr vendimin e fortë ndaj të rrezikshmit Safet Bajri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular