Gjeneral  Piro Ahmetaj: 24 Mars, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj SHBA-ve dhe NATO-s

Data 24 Mars, simbolizon përvjetorin e njē ngarje, të skalitur dhe shenjtëruar me merit në memorien e historisē sonë kombëtare !

Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i paqes, Ambasadori Amerikan  Richard Holbrooke, u kthye nga Beogradi  në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike të perëndimit për të evituar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, fix 24 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjetimuar njëkohësisht NATO-n si “Aleancën e lirisë dhe të besimit te vlerat demkratike” në mbarë botën!

E parë kështu, 24 Marsi 1999, jo vetëm simbolizon përvjetorin e një ngarje të shënuar në memorien historike por gjithashtu edhe meriton të skalitet edhe si data e mirënjohjes Kombëtare  ndaj fuqise ushtarake Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave Perendimore!

Për më tepër, që kjo datë-gjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës së Perëndimit për të gjunjëzuar një kriminel lufte si  Millosheviçi por megjithë përpëlitjet e Ariut-Polar/Rusisë, kjo datë ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar.

Nga ana tjetër, duhet ta përsërisim se kjo ngjarje mbetet pa asnjē mëdyshje dhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve/Dëshmorëve si dhe e nderimit më të thellë ndaj sakrificave tē papërshkruara për liri dhe pavarësi të luftëtarëve dhe popullit të Kosovës.

Në shtesë, duke e lexuar këtë ngjarje në rrethanat aktuale, 24 Marsi mbetet një gjarje me mesazhe shprese për fundin e turpshëm të pushtuesve gjakatarë në Ukrainë por edhe që: “Rusia – Putiniste do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!

Në përmbledhje, 24 Marsi jo vetëm që mbetet një ngjarje e lavdishme për  Kosovën  por edhe një datë për të na kujtuar Ne si Komb, që Aleanca Transatlantike (/NATO) e meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët.

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, 

Anetare i Bordit te Istrael House, si dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Shënim: Marrënga faqja publike e Facebook-ut të Ret.Gen Piro Ahmetaj.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.