Berati është qarku i vetëm ku përgjatë vitit 2021 nuk u shënua asnjë vrasje. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke e vlerësuar punën e uniformave blu kërkoi rritjen e forcës goditëse edhe ndaj veprimtarive të tjera kriminale.
Fakti që Berati e mbylli vitin 2021 pa vrasje është vlerësuar si sukses nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Fakti që nuk ka ndodhur asnjë vrasje ka të bëjë me forcën parandaluese të kësaj policie në lidhje me këto vepra të rënda penale të cilat janë një indikator shumë domethënës për sigurinë publike të gjithë qytetarëve.Ajo që duhet të synojmë gjatë vitit 2022 është të rrisim forcën parandaluese, forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat”, tha ai.
