“Goditi me shpulla Ervis Martinajn, por u spiunua dhe dorëhoq”, gazetarja rrëfen rastin e efektivit të RENEA-s

Jepi Share

Fijet dhe lidhjet e Ervis Martinajt në Policinë e Shtetit, sipas një postimi të gazetares së kronikës, Anila Hoxha shkojnë aq larg sa i shumëkërkuari nga policia, për të cilin ka dyshime se është vrarë, mund të shkarkonte edhe efektivët e forcave elitare të Policisë së Shtetit.

I tillë është rasti që tregon Anila Hoxha, pasi paralajmëron se jeta e Jeton Lamit, ish-efektivit të njësisë FAST të arrestuar për shoqërimin e Ervis Martinajt, është në rrezik.

“Jeton Lami njeh policë, prokurorë e gjyqtarë që paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra të atyre që bënë sikur nuk panë gjë, mbasi një oficer i RENEA-s kur kontrolloi biznesin e të shumëkërkuarit, mbas një incidenti aty dhe mbasi kishte qëlluar me shuplakë Martinajn, u dorëhoq nga detyra, sepse dikush e tregoi emrin e tij”, shkruan gazetarja.

“Kështu që, përpara se të jetë shumë vonë, të dalë dikush të ruajë një ish-polic të cilin nëse ekziston pak drejtësi dhe dikush që e do këtë vend ku jetojmë, ta mbrojë atë dhe familjen e tij. Deri sa ai të thotë se kush janë ata të shitur, të korruptuar dhe që ne ju kemi lënë drejtësinë në duar”, shton Hoxha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Kukësi i gjithë në Angli, Gjici i Ramës: Nuk ka shpopullim, ata janë kthyer të investojnë këtu

Read Next

Tallet Erion Braçe: Ore ç’ka ndodhur, pse nuk po kërcënon më Ilir Meta dhe pse s’po shan Sali Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular