Demi
I urrejnë gënjeshtrat, të cilat janë antiteza e mënyrës së të menduarit për gruan e lindur në shenjën e Demit, e cila në të njëjtën mënyrë nuk i pëlqen shtirjet, dhe i kundërvihet gënjeshtarëve duke i goditur me armën e logjikës dhe arsyetimit.
Gaforrja
Edhe gruaja e lindur në shenjën e Gaforres urren përdorimin e gënjeshtrave pasi ato janë të papajtueshme me karakterin e tyre, për të gënjyer edhe kur janë “të domosdoshme” atyre u duhet të praktikohen shumë: në këto raste, megjithatë, ato nuk janë gënjeshtare të besueshme dhe “kapen” shumë kollaj.
Ujori
Ujorët thjesht nuk e kuptojnë pse duhet të përdorin gjerësisht gënjeshtrat, të cilat zakonisht nuk ndihmojnë asnjë situatë me të cilën ata janë të gatshëm të përballen: ata e dinë se në pothuajse të gjitha rastet janë joproduktive dhe mbi të gjitha nuk janë në përputhje me pikëpamjen e tyre të botës, shumë optimiste dhe pozitive.
Peshqit
Shumë e ndjeshme dhe spontane, si dhe empatike, për të toleruar gënjeshtrat: gruaja e lindur në shenjën e Peshqve natyrshëm arrin ta vendosë veten në vendin e personit të “mashtruar” dhe ato e dinë se sa mund të dëmtojë një gënjeshtër. Kjo është arsyeja pse ato gjithmonë preferojnë të thonë të vërtetën edhe nëse ajo “dhemb”.