Historike! Ambasada Amerikane jep njoftimin: NASA ka një ftesë për shqiptarët

Mediat shqiptare do mund të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s.

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka shpërndarë një njoftim ku thotë se mediat ftohet të regjistrohen për të dëshmuar këtë ngjarje historike. Afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për akreditim është data 18 Janar.

“Mediat shqiptare ftohen të regjistrohen në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të dëshmuar një ngjarje historike!

NASA ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare që të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike bëhen gati për momentin e nisjes për herë të parë, në përgatitje për misionin Artemis I të NASA-s. Afati i fundit për mediat ndërkombëtare për të dorëzuar kërkesat për akreditim është 18 janari. Klikoni këtu për më shumë detaje: https://go.nasa.gov/3K4Z74i”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Vinkmag ad

Read Previous

Ardhja e Erdogan bllokon rrugët e Tiranës, këto do të jenë akset ku s’do kaloni dot gjatë qëndrimit të Presidentit turk ditën e sotme

Read Next

Mamaja e Beatrixit bën deklaratën e papritur për Bora Zemanin: Bora mos të vrapojë pas burrave të tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular