Search
Close this search box.

Hyrja e qytetarëve të huaj në Shqipëri, duhet të paraqesin njërin prej 3 dokumenteve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur në 30 gusht të këtij viti dokumentin  për “Hyrjen e personave në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare” në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-it.

Që prej datës 6 shtator, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që futen në Shqipëri:

a) të jenë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit.

b) të paraqesin testin PCR të kryer 72 orë përpara udhëtimit, ose testin antigjenik brenda 48 orëve të hyrjes në Shqipëri.

c) dokument që vërteton shërimin nga virusi Sars-COVID 2 me vlefshmëri deri në 6 muaj.

Për të gjithë qytetarët resident me leje qëndrimi të përhershme/përkohshme duhet të vetëizolohen për 10 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, në rast se nuk zotërojnë asnjë nga dokumentet e sipërpërmendura.

Vinkmag ad

Read Previous

Edi Rama: Bëni vaksinën se do ta pësoni keq: S’do shkoni dot as…

Read Next

“Foltorja” e Berishës/Del njoftimi i rëndësishëm për ditën e sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular