“I bekuar me ty”/26-vjeçari Kliton Pira që vrau me thikë të dashurën nga Gana, i dedikonte vazhdimisht fjalë dashurie, 31 vjeçares (FOTO)

Pak pas krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, zbardhen detaje për ngjarjen dhe identitetin e dy personave që humbën jetën.

Dy viktimat Kliton Pira 26 vjeç dhe shtetasja e huaj Jaësackie Jaboah 31 vjeç me të cilën i riu kishte një lidhje dashurie prej muajsh. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku 26 -vjeçari Kliton Pira u konfliktua me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira.

Sipas burimeve nga Policia i riu ka goditur me thikë shtetasen e huaj dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Screenshot 18 1

“I bekuar me ty”, “Falenderoj Zotin cdo dite qe te solli ne jeten time dhe te dua shume Bukuroshe”, janë disa nga dedikimet që 26-vjeçari i bënte vajzës nga Gana.

Screenshot 19 2

Ende nuk dihen shkaqet që çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbradhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Screenshot 20 2
Vinkmag ad

Read Previous

Plas sherri në lokal në Elbasan/57-vjeçari goditet me sende të forta nga një person dhe përplaset në tavolinë

Read Next

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo feston 79 vjetorin e lindjes, Petri Bozo: Në mes të luleve i urojmë jetë të gjatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular