Ilir Meta: Do ta var me dorën time kush vjedh votat

Jepi Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fleta votimi, teksa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra.

Meta tha në “Opinion” se zyrtari i LSI të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjek dhe ai nëse cenohet procesi zgjedhor i 25 prillit.

Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.

Fevziu: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

Fevziu: Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…

Karapanxho: Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

Karapanxho: Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

Fevziu: Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

Meta: Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Edi Rama tregon bisedën sekrete me Ilir Metën në Gjirin e Lalëzit: Edhe ushtria amerikane të vijë këtu unë nuk…

Read Next

Kjo nuk pritej/ Edi Rama bën deklaratën e fortë ndaj Francesco Becchettit për 110 mln eurot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular