VIDEO/ Ilir Meta: Le të kërkojnë në të gjitha bankat e botës, s’do gjejnë asnjë para në emrin tim, apo transaksion të dyshimtë

Ilir Meta thotë se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishes.

Në një intervistë për Fax News, Meta u shpreh se të gjitha lobimet që LSI ka bërë në SHBA janë publike në Departamentin e Drejtësisë në Amerika.

“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar Metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë. Të kërkojë në të gjitha bankat e botës, s’do gjejnë gjë. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK nga Partia e Lirisë. Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që eksiton te SPAK. Asgjë nuk e ndal revolucionin antikorrupsion, jo vetëm aferën e inceneratorëve ku në krye është Rama, por edhe afera të tjera si ajo e Portit të Durrësit dhe shumë afera të tjera që do të dalin në shtator edhe në vazhdimësi. Ajo e djegëseve vazhdon të përshkallëzohet dhe do ti marrë me veta të gjithë, por janë edhe afera të tjera që do ti bëhet e njohur publikut ku në krye është Ramovici”, tha nder te tjera Meta. Ai u shpreh se Rama do ikë si Millosheviçi. “Ramovici e di që nuk ka legjitimitet, prandaj bën edhe marrëzira të tilla. Ai do të rrëzohet siç e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona.   Si iku Milloshevici, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë”, u shpreh Ilir Meta për Fax News.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Ilir Meta: Ta shporrim këtë qeveri, po punon për të babëziturit

Read Next

‘Shpërthen’ njeriu i Ilir Metës: O bordi komunist boll vodhët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular