Presidenti Ilir Meta ka thirrur një konferencë urgjente më 17:30 ku do të mbajë qëndrimet e tij mbi zhvillimet e fundit politike.
Përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetin e tij social në Facebook Meta shkruan se do të flasë në respekt të transparencës dhe fakteve.
Një përgjigje si duket kjo për kryedemokratin Lulzim Basha i cili përgjatë muajve të fundit ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të presidentit. Ai e ka cilësuar Metën si pjesë të trekëndëshit të Bermundës, bashkë me Berishën dhe Edi Ramën, ndërsa pak ditë më parë theksoi se Meta ishte aktori kryesor në shkatërrimin e fushatës së opozitës në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Po sot Basha nuk i ka kursyer sulmet ndaj Ilir Metës teksa ka deklaruar se demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat që ka kryer ky personazh në politikë dhe për këtë arsye ai i ka dhënë kreut të shtetit atë që meriton.
Sulmet e njëpasnjëshme të Lulzim Bashës kanë nxehur keq Ilir Metën, aq sa mësohet se ai e ka ofenduar ditën e djeshme në publik.
LEXO EDHE:
Meta nuk është ndalur këtu, teksa sot ka paralajmëruar një konferencë për mediat. “Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në 17:30, në një komunikim interesant, në respekt të Transparencës dhe Fakteve”, shkruan Meta në rrjetin e tij social në Facebook.
