Ilir Meta përplaset sërish me SHBA-të: Amerikanët, të pacipë që shpallën non-grata Sali Berishën

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Departamentin e Shtetit si krejt të pacipë me vendimin që mori për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha si non-grata në SHBA. Ky është reagimi i dytë i ashpër pas atij të para zgjedhjeve me ambasadoren Yuri Kim.

Postimi:

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë,

Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme:

“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.
Të fala!”

Vinkmag ad

Read Previous

SHBA e futi në listën e zezë të korrupsionit/Ilir Meta reagon për Sali Berishën: Të prenë në besë, ja kush ta bëri

Read Next

Armina Mevlani flet për shpalljen non-grata të familjes Berisha: Lutem çdo natë, tani çdo gjë mund të ndodhë, por mua më intereson…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular