Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Gjatë një intervistës dhënë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”, dhe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse mund të lëvizë lirshëm në Shqipëri, Berisha thotë se pavarësisht presionit sipas tij nga ambasadorja amerikane, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.
Pyetje-përgjigje:
Jason French: Ju jeni i lirë të lëvizi në Shqipëri. Nuk ka ndonjë autoritet shqiptar që t’ju arrestojë. Nuk ka ndonjë mandat arresti të lëshuar për ju sipas elementeve të deklaruara nga Blinken?
Sali Berisha: Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm. Fillova një lëvizje brenda partisë që po ecën mbarë dhe sondazhet e fundit të pavarura tregojnë se mbështetja për kryetarin aktual të partisë ka rënë në 7%, kurse mbështetja për Sali Berishën është 87%. Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së n.q.s. dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirise ne botë.
Këtu mund të dëgjoni edhe intervistën: