Search
Close this search box.

Ish-deputeti i PD-së/Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Lulzim Bashën, Berisha ishte në dijeni por…

Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e Rajonit në atë dhe desatbilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës

Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e Rajonit në atë dhe desatbilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës. Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile. Ndërsa sa i takon ‘Foltores’ së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledhë gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon.

‘Foltorja e Berishës të bëhet protagonist i brendshëm. Berisha e nisi ‘Foltoren për të uzurpuar PD. Ka bërë grusht shteti pasi po uzurpon opozitën. Do të mbledhë të gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon. Keni parë ndonjë deklaratë të Berishë stu bëj thirrje deputetëve shqiptare të parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Të kthehemi në vitin 2017, kur kishim zgjedhje kishim të njëjtin skenar, arrestimi Haradinajt në Francë, vrasja e mbetur në tentativë e Ali Ahmetit në Maqedoni dhe grushtin e shtetit në Malin e Zi dhe vrasja e mbetur në tentative në 2017 e Lulzim Bashës, në kohën e çadrës, ka pasur një skenar, vetë Berisha ka qenë në dijeni. Ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile që mund të ndodhte në vend. Luftën civile e donin struktura të tjera. Basha e shmangu këtë problem shumë të madh që ishte një problem i trazimit shqiptar. Me ‘Foltoren’ përligj motivacionin që SHBA i ka vendosur.’- tha Haklaj.

Nga ana tjetër ish kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se Berisha po bëhet faktor pengues, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin Perëndimor.’Berisha është bërë faktor pengues, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor për atë që duan të bëjnë SHBA në rajonin tonë. Ato duan shtete të stabilizuara nuk duan probleme të brendshme ku del Sali Berisha e thotë do të marrë drejtimin e PD-së. E kanë cilësuar si njeri të korruptuar me gjithë rrethin e tij, ai kërkon prova t’i çojë në Paris, nuk do të dalin.  Ata nuk kanë pritur që ky të mbajë këtë qëndrim, ky nuk e ka me departamentin do tu tregojë anëtarëve që e ndjekin nga pas se ai është i ndershëm. I ndershëm sa është do shohim ç’kanë ato zarfet brenda.’- tha Klosi.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Gazment Bardhi: Ja cila është loja që po luan Berisha me ne

Read Next

VIDEO/ Andi Bushati i ashpër me ambasadoren Yuri Kim: Çfarë i duhet asaj me punët e PD-së?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular