VIDEO/Ish-drejtuesi i policisë akuza të ashpra ndaj Ardi Veliut: Duhet të dilte të fliste, po fshihet pas…

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka deklaruar se për ngjarjen e ndodhur në Lezhë ku mbeti i vrarë një efektiv policie, do të duhej të ishte bërë të paktën një plan veprimi.

Hajdarmataj akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu se nuk ka sqaruar të vërtetën e asaj që ka ndodhur.

“Policia e Shtetit ka procedura standarde të punës, ku në çdo lloj veprimi të punonjësit të policisë janë parashikuar mënyra se si duhet të veprojë, që nga polici rrugor deri tek RENEA. Bashkë me policinë shkon zëdhënësi i policisë, por e kanë bërë si modë nuk japin informacion”, tha ai.

Sipas Hajdarmataj bëhet fjalë për një “ngjarje shumë të rëndë” dhe “minimum duhet të japë konferencë shtypi Drejtori i Policisë” edhe pse theksoi se kur Ardi Veliu ka dalë për mediat ka devijuar të vërtetat siç ndodhi me rastin e Elbasanit në zgjedhje.

“Fshihen pas gishtit, nuk ka lidhje hetimi. Duhet analizë e qartë dhe e thellë për sa i përket veprimeve të policisë në mënyrë që të mos ketë më humbje jete nga punonjësit e policisë”, deklaroi ish-zyrtari i policisë për Euro News Albania.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Vrasja e nënkomisarit/Reagon ashpër Sandër Lleshaj: Fajet për krimin e ka shoqëria shqiptare jo policia

Read Next

5 gjërat që fëmijët nuk i harrojnë kurrë për prindërit e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular