Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, që u njoftua të enjten, është konsideruar një lajm i mirë edhe prej ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.
“Ngritja e këtij shtabi është një lajm i shumë pritur, vjen natyrshëm për vendin tonë, pasi marrëdhëniet me SHBA, janë në nivelin më të lart”, thotë.
Ngritja e këtij shtabi vjen në një moment jo dhe aq të qetë për rajonin.
“Është një përgjigje për këdo, dhe për influencat ruse, kineze…”, shprehet Kollçaku për abc News.
