“Ishte pronë e mikut të asaj partisë që e dini vetë ju!”, ish-deputetja e LSI-së i kthen përgjigje Ramës: Është drejtori yt i PS-së

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social Facebook disa pamje nga investimi i bërë në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor në Berat dhe transformimin e saj.

Kreu i qeverisë shkruan se ambientet e këtij institucioni janë kthyer nga një mjedis që deri dje ishte me qira në pronën e mikut të asaj partisë së kaluar, në një mjedis të ri shtetëror.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ka qenë vetë Rama që ka emëruar drejtorin në atë kohë, Dorian Shehun nga PS.

Sipas Cakës, kryeministri ia ka dhënë vetë mikut të tij ambientin me qira.

“Ke 9 vite kryeministër dhe 5 vitet e fundit po drejton VETËM! Je ti duke e shkatërruar Shqipërinë, ndaj mos kërko alibi tek partia që 5 vite më parë të braktisi të mbyteshe i vetëm në zullumet e tua.

Aq përgjegjësi ke, sa edhe drejtorin e emërove TI (po t’a kujtoj që ka qenë Dorian Shehu nga PS) edhe ambjentet me qira ia ke dhënë ti vetë atij mikut që në fillim i hoqe mandatin e deputetit e më pas e strehove në partinë tënde.

Merru me ndonjë gjë të rëndësishme si borxhi publik se po shkojnë shteti dhe bankat në faliment, se sa për fasadat e zyrave të shtetit nuk i intereson më asnjë shqiptari, përveç atyre që ke punësuar në administratë si sharës me pagesë”, shkruan ajo.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A do të bëjnë koalicion me Bashën për të fituar zgjedhjet e 6 marsit? Përgjigjet Luan Baçi

Read Next

Këshillimi Kombëtar, kryeministri Rama publikon shifrat: Opinioni juaj do të dëgjohet me respekt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular