Search
Close this search box.

Ja me çfarë dyshohet se Çalamani vrau dhe groposi 8 vjeçarin në Fier

Klodian Çalamani mori peng dhe vrau sot një 8-vjeçar i cili jetonte pranë tij në fshatin Mujalli të Fierit. 38-vjeçari pasi e vrau e groposi atë në oborrin e banesës së tij ku jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se Çalamani e vrau të miturin duke e goditur me sëpatë.

38-vjeçari rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, kur i mituri po lëvizte me biçikletë.

Mungesa e fëmijës është vënë re nga nëna e tij Florida Vllasiu, e cila ka nisur kërkimet deri në orën 15 e 30, dhe më pas ka sinjalizuar policinë. Këta të fundit pas administrimit të provave kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Pas mbërritjes së policisë në banesën e tij, Çalamani ka pranuar autorësinë e krimit dhe se ka treguar se vrau dhe e groposi në oborr të miturin

Vinkmag ad

Read Previous

Krimi makabër/I mituri në Fier: Kam frikë se sot ia bëri atij, nesër ma bën mua

Read Next

FOTO/ Ky është personi që mori peng dhe vrau 8-vjeçarin në Fier

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular