“Ka dy faktorë kundër meje” – Berisha tregon çfarë po ndodh me gjyqin kundër SHBA

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditë ne sotme në një konferencë për mediat, ku ka folur për disa çështje të aktualitetit.

Ai ka folur dhe për gjyqin që ka hapur në Francë, kundër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, pas shpalljes non-grata nga Uashingtoni, ndërsa tregoi dhe faktorët që mund ta penalizojnë ish-liderin demokrat.

Ish-kryeministri u shpreh se mund ta penalizojë fakti që as ai dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as të Bashkimit Europian. Disfavor për të, thotë Berisha, është gjithashtu edhe fakti se sekretari i shtetit ka imunitet.

“Gjyqin po e ndjek avokati im. Siç kam njoftuar janë faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as Sekretari i Shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE dhe kjo nuk është në fakt. Nuk është në faktor edhe fakti se Sekretari është me imunitet. Në favor janë dy faktorë; në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Pra edhe në Shqipëri und të dënohej, por imagjinoni ju të hapësh gjyq këtu. Së dyti, sekretari është me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare. Në kushtetutën e Shqipërisë ka një nen që thotë se deputeti është përgjegjës për shpifjen që mund të bëjë në parlament. Por kjo mbetet në diskrecionin e gjykatësit. Procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë”, tha Berisha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ja kush do bjerë në rrjetë”/Analisti paralajmëron deputetët: Prokurorët nga Franca do vijnë me të dhëna drithëruese

Read Next

Myslim Murrizi: Dy javë zgjati tallja e tra***t e mazhorancës me 2-3 trapa deputetë të PD, tani do votojnë si dele Presidentin e Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular