“Kam udhëtuar nga Suedia në Kosovë jo për t’u dhënë lule, por për t’i vrarë”, kushëriri i Nasim Haradinaj: Lufta nga UÇK ka qenë e pastër

Jepi Share

Nasim Haradinaj, nënkryetar i shoqatës së veteranëve të UÇK-së është pjesë e luftëtarëve të lirisë që po gjykohet nga gjykata speciale me akuza të rënda për krime të kryera gjatë luftës, megjithëse ai këmbëngul se lufta e tij dhe e gjithë UÇK-së ka qenë e pastër.

Bujar Haradinaj, kushëriri i tij foli në Zona Zero në këtë të martë, ku tha se Nasimi nuk ka qenë kundër ngritjes së gjykatës speciale, por kundër karakterit një-etnik të saj, pra kundër hetimit vetëm të shqiptarëve.

Ai rrëfeu se prej viteve ’80 fisi Haradinaj ka qenë i persekutuar nga regjimi i Millosheviçit, me arrestime, moslejim arsimimi e të tjera krime.

“Këto e detyruan Nasimin që të emigronte në Suedi dhe kur shpërtheu lufta u kthye për të luftuar kundër okupatorit”, tha Bujar Haradinaj.

Bujari rrëfeu se lufta, si prej Nasimit, ashtu edhe e pjesës tjetër të UÇK-së ka qenë e pastër dhe kundër vetëm kundër paramilitarëve, policëve dhe ushtarakëve serbë.

“Nasimi e ka thënë edhe vetë, që nuk kam udhëtuar nga Suedia në Kosovë për t’u dhënë lule. Kam shkuar për t’i vrarë. Por, ai ka vrarë paramilitarë, policë dhe ushtarë serbë. Edhe unë, edhe të tjerët këtë kemi bërë. Ka pas edhe paramilitarë rusë bashkë me serbët. Nasimi ka thënë që po kam vrarë dhe do të vras prapë po të më jepet mundësia”, tha për Zona Zero Bujar Haradinaj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kreshnik Spahiu mesazh Ilir Metës dhe Sali Berishës: Mos e kujtoni Skënderbeun vetëm kur vjen Erdogan

Read Next

Fatbardh Kadilli tregon se çfarë po ndodh brenda PD: Kjo ishte një gjë e shëmtuar nga e cila më vinte turp kur e pashë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular