“Kamikaz i…”, Arjan Çani bën deklaratën e fortë: Kush është qëllimi i përplasjes së Bashkisë dhe Dukës

Jepi Share

Analisti Arjan Çani është shprehur se lufta kundër kreut të FSHF-së nuk është diçka e re. Por ndryshe nga betejat e deritanishme, kundërshtari përballë Armando Dukës është shumë më i rrezikshëm.

“Nuk është se ka nisur lufta tani. Thjesht ka hyrë në lojë kryetari i Bashkisë së Tiranës, që është ortaku i vetëm i Tiranës. Duka e ka betejën më të fortë se të gjitha betejat e tjera. Me Finon e kishte më të thjeshtë. Me hyrjen e Erion Velisë në skenë është më e vështirë.

Qëllimi i kësaj lufte nuk ka lidhje me pjesën tjetër. Futbolli është një biznes fitimprurës. Duka deri tani ka qenë njeri që ka luajtur fort. Ka pasur mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s.

Erion Veliaj është peshk i madh. I ndarë nga Rama, ai nuk ka ndonjë vlerë, por bashkë me Ramën është i fuqishëm. Është një hambar i madh me para e përfitime. Kjo është një luftë që nuk më çudit aspak nëse përdoren edhe mjete më të rënda. Mendoj se Duka duhet të rezistojë.

Do preferoja që të paktën FSHF të mos ishte pjesë e qeverisë.

Nuk ka lidhje me zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit. Veliaj është përmbarues i Ramës. Ai e vë si kamikaz për të fituar betejat e veta. Këtë betejë e shoh në favor të Veliajt. Përveç shtetit, ai ka edhe drejtësinë me vete”, tha Çani.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Bashës i ndodh e papritura, futet menjëherë te një nga baret e Korçës, ja çfarë ndodhi kur po lëvizte në këmbë në pedonalen e qytetit

Read Next

Gjakmarrja në Lezhë / Zbardhen detajet: Si u vendos dënim minimal për autorin që i mori jetën babait të 17-vjeçarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular