Keqpërdorimi i numrit të presidentit/ Ilir Meta bën lëvizjen e papritur

Presidenti Ilir Meta përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi ka bërë të ditur se i ka kërkuar informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike të kreut të shtetit.

Sipas zëdhënësit të presidentit Meta, Presidenca është në pritje të përgjigjes nga kjo kompani telefonike para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.

Tedi Blushi: Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve. Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike. Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.

Vinkmag ad

Read Previous

Çfarë na pret në fakt në të ardhmen, rreziqet dhe parashikimet

Read Next

Xhelal Mziu nxjerr videon: Ky është niveli i Rilindjes, s’mund ta ul veten të debatoj me kësisoj injorantësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular