Kikia: Berisha po përpiqet të shpëtojë lëkurën e vet

Analisti Mentor Kikia mendon se lëvizja që Berisha ka nisur në bazën e PD-së është thjesht për të shpëtuar veten. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Kikia tha se Berisha është përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja.

Sot Basha është si ato gratë në vendet islamike: e kapur në tradhti gjuhet me gurë. Këta që po e gjuajnë sot Bashën me gurë, ku ishin deri dje. Të gjithë mendonin se pas Bashës ishte Berisha. Berisha nuk ka moral as të kërkojë ndjesë sepse është po kaq përgjegjës për çfarë është bërë keq nga Basha. Është përgjegjës jo vetëm për katapultimin e një kryetari. Berisha duhet të mbajë përgjegjësinë. Ai nuk është aty sot për të kthyer demokracinë e PD. Është aty për të shpëtuar lëkurën e vet sepse Basha e nxori në rrugë. 

Vinkmag ad

Read Previous

Çani: Ja çfarë do të ndodhë nëse PD-ja ndahet

Read Next

Pas afganëve Rama do sjellë në Shqipëri bjellorusët/E thotë vetë liderja e opozitës bjelloruse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular