Kirurgu i përgjithshëm në Spitalin e Traumës, Myftar Torba ka pranuar se mjekët marrin ryshfet, duke e cilësuar atë në formën e një bakshishi.
Sipas kirurgut, 90% e pacientëve japin bakshishe mjekëve dhe personelit për shërbimet që marrin.
Si zgjidhje për këtë problem, kirurgu jep ligjërimin e bakshishit.
“Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”, tha ai për Top Channel.
Mjeku: Ne nuk pretendojmë më shumë. Cmimin e një pune e përcakton tregu. Gjithe pacientët kanë provuar që të shkojnë në një spital privat dhe e dinë se sa shkon fatura dhe vijnë dhe në shtet. Ato që jepen në formë bakshishi, dhurate janë disa herë më të vogla se ato që paguajnë.
Gazetari: Ju nuk jeni konkurent i privatit.
Mjeku: Jo, por me pagesat që merret janë të tilla. Unë të siguroj që nesër nëse nuk mund të jepnin me asnjë dhuratë apo bakshish që kompenson rrogën, nuk do ngelte asnjë mjek në spital. Kjo është kontrata. Nëse unë mbetem i kënaqur me rrogën që marr dhe me bakshishin që marr rri. E di se sa është pagesa? Eshtë gënjeshtër kjo merr rrogën rri e punon. E di sa është pagesa në spital, neto e një kirurgu me 30 vite eksperiecë është 800 mijë lekë të vjetra. Më thuaj se cili kuzhinier , prokuror, hidraulik e ka kaq.
Gazetari: Ka mjek që të vënë kush që të bësh operacionin të japësh para
Mjeku: Aaa mbi diferencë. Kryeministri ka thënë dhe ka premtuar shëndetësi sipas nevojës. Jemi dakord me këtë linje, cdo pacient e merr shërbimin pavarësisht parave dhe ka plot të tjerë që japin bakshish. Është kriminale dhe skandaloze që ti vesh kusht dua kaq lekë për operacion, duhet të hetohet, provohet. Unë kam variant që ta zgjidhim. Në 90% të rasteve, pacientet japin bakshish. Nesër në mëngjes nuk do kishe asnjë mjek në spital, nëse do të themi të vërtetën.