Search
Close this search box.

Kishim opozitën më qesharake në 8 vjet, aksioni i Berishës po ringjall shpresën

Nga Hysni Gurra/Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria u rendit me vendet fituese në krah aleatëve perëndimor, aleatë i mendonim ne, me atë ç’pamë më pas doli që ne nuk kemi aleatë. Bota u nda në dy kampe, dhe neve, me leje të fuqive të mëdha na lanë me kampin e Lindjes, Greqinë p.sh e morën në kampin perëndimor. Si të tillë na caktuan edhe udhëheqësinë për mbi 40 vjet. Udhëheqësi e pa votuar, komunistët e famshëm jugosllavë, Miladini me shokë instruktuan dhe i imponuan një populli të lodhur një elite pa mbështetje popullore.

Enver Hoxha me shokë, sajuan heroizma, sajuan lidership, morën pushtetin, vendosën nën thundrën e kuqe një popull të pa arsimuar, të lodhur, jo fort të njohur me koncepte lirie e vetëvendosje. Shqiptarët e duruan këtë për 45 vjet. Në fund, edhe këta u rrëzuan, ose u rrëzuan thuajse kur ranë vetë. Perëndimorët erdhën përsëri.

I nisëm proceset integruese të parët nga vendet lindore ish komuniste, dhe jemi jashtë europe dhe drejt “Open Balkan”, drejt Serbisë, aty ku e la Enveri. Megjithatë, pas viteve ‘90 pati një çlirim, një frymëmarrje deri nga mesi i viteve ’90. Ndërtuam një sistem rrokopujë, i cili na plasi në dorë në ’97.

U ringritëm përsëri. Keq mirë, Fatos Nano dhe Sali Berisha, dy nga njerëzit që kanë shënjuar 20 vitet më të rëndësishme të këtij vendi pas komunizmit, votoheshin, dilnin kërkonin vota.  Urreheshin dhe duheshin. Fatosit ia morën partinë, jo Fatosit si indivit, por socialistëve, duke shfrytëzuar veset e tij. 

Korrupsion, neglizhencë në qeverisje, të gjitha këto elementë të mjaftueshëm për ta shantazhuar dhe për t’i marrë partinë. Me Berishën ishte ndryshe puna. Njeri pa vese, i kthjellët. Viti 2005 ishte viti kur filloi një epokë e re për Shqiperinë. U “hapën” dy partitë e medha, PS dhe PD, u hapën, por u hapën në mënyre të kontrolluar. Objektivi ishte Partia Demokratike. Minimi nga brenda.

Kjo që e lehtë pasi duke shfrytëzuar autoritetin dhe ndikimin e fortë që Berisha kishte në parti, si pa mendje, futën “konviktorët” brenda.  Në të dyja partitë u qasën figura të reja, por të cilat në mendim, në prerje, në sjellje, universitetet prej nga vinin etj, ishin sikur të kishin dalë nga i njëjti konvikt. Atëkohë sigurisht ka qenë e vështirë të lexohej dhe të kuptohej kjo gjë, por sot me distancën kohore të mjaftueshme, kuptohet skema qartë. Rrodhën ngjarjet siç të gjithë e dimë, u shua shoqeria civile.

Anëtarët e NGO-ve u futën nëpër partitë përkatëse, dhe nisi një epokë ku vota e qytetarit shqiptar humbi tërësisht vlerën e saj. Prej vitesh, dy njerëzit më të pa votuar dhe më antipatikë për shqiptarët, ka sondazhe për këtë, Basha dhe Veliaj kapën majat e pushtetit. Të dy janë shembulli më i keq në politikë, përveçse të pa votuar me dëshirë nga populli, janë edhe tmerrësisht të përfolur për afera korruptive. 

Sot njëri ka marrë peng opozitën, aq sa edhe Sali Berisha  e ka shumë të vështirë ta heqë, edhe pse 80% e bazës së partisë e ka dëshmuar me votë që nuk e do Bashën, sërish është mbërthyer aq keq me karrigen sa nuk është e lehtë ta lëvizësh prej saj. Ose më saktë të themi, ai nuk është më kryetar, por pyetja është: Nga e merr guximin ai që sfidon bazën e partisë?  Përgjigja dihet, ambasadorët dhe pushteti. E njëjta gjë po ndodh nën rrogoz edhe në Partinë Socialiste. Erion Veliaj ka shtrirë tentakulat e tij thuajse në çdo qelizë të partisë me të madhe dhe më të vjetër të vendit.

Të dy janë antipatikë për bazat e partive përkatëse, por të dy janë me frerët e partive të tyre në dorë. Lulzim Basha ka patur më shumë kohë ta tregojë veten pasi për 8 vite drejton opozitën. Opozita më fallco që ka patur Shqipëria ndonjëherë.  Kupola e kësaj opozite është jo vetëm e pa votuar në popull, por edhe e urryer, merrini emër për emër dhe shiheni si ju rezulton.

Vetëm një opozitë ka njohur bota që akuzohet për korrupsion barabar me pushtetin, dhe kjo opozitë është Basha dhe 10 veta rretherrotull tij. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se kushdo që mbështet aksionin e Sali Berishës për të rithemeluar Partinë Demokratike, nuk e sheh si hallin e Berishës, siç duan t’ia shesin, por thjeshtë po kupton se ai është mekanizmi i vetëm që mund të çlirojë opozitën.

Ajo që po kërkohet të bëhet në Shqipëri është një eksperiment, i cili fatkeqësisht po ndodh me lejen dhe suportin e pa kursyer të disa ambasadorëve perëndimorë. Po kërkohet që të krijohet me dhunë elita politike e 30-40 viteve të ardhshme. Jo në mënyrë të natyrshme, me votë.  Elitën politike e përcakton populli me votë, jo ambasadorët.

Jemi thuajse në një situatë të ngjashme me vitin ‘44. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, përndryshe mos të flasim më për liri, shtet ligjor e të drejta njeriu. Demokratizimi i partive politike është hapi i parë. Duhet çrrënjosur metoda e drejtimit personal, gjë të cilën ka propozuar Berisha. Fraksionet, primaret, kuvendet, këto janë mjeti, pa këto s’ka demokraci.

Të bëhet PD demokratike, më pas me këto rregulla le të shkojnë këta të “konviktit të ambasadorëve” dhe le të konkurojnë, po fituan le ta marrin, por vetëm kështu, me votë, me garë.  Kush nuk e kupton këtë tani, nuk ka për ta kuptuar veçse kur t’i vihet kulari në qafë.

Vinkmag ad

Read Previous

‘Po hanin bukën e qenit’, Anila Hoxha rrëqeth me rrëfimin e pazakontë për jetën e vështirë të dy minorenëve

Read Next

Kush e kontrollon Italinë, mafia shqiptare apo ajo italiane? Ja si përgjigjet shefi i DIA-s, tregon se kush i bën edhe punët e pista

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular