Koalicioni me PDK-në, jo vetëm për VV-në, është problematik dhe kundërproduktiv për interesat jetike të Republikës së Kosovës dhe Kombit si tërësi, për disa arsye thelbësore e që lidhen me historinë politike, qeverisjen dhe ndikimin e kësaj partie në institucionet e shtetit.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
1. Anamneza e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është një nga partitë kryesore politike në Kosovë.
E themeluar më 10 tetor 1999, PDK-ja rrjedh nga Drejtria politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Në realitet ajo është produkt i puçit politik e ushtarak që qe ushtruar ndaj LPK/UÇK-së pas masakrës së Prekazit.
Pavarësisht këti fakti notar, impenjimi dhe imponimi i një grushti individësh në krye të UÇK-së, kryengritja e vegjëlisë së Kosoëvs nën akronimin e UÇK-së, nuk qe arritur të kontrollohet tërësisht pothuajse deri në përfundim të lufëts. Shtatë nga Zonat që qenë krijuar dhe vepruan brenda territorit të Kosovës, sado që qenë dizajnuar nën kontrolloin dhe diktatin e rreptë nga Drejtoria Politike e Shtabit të Përgjithshëm, që në fund të vjeshtës së vitit 1998 ia pat dalë të krijohet, nuk ishin nën kontrollin e plotë të asaj Drejtorie dhe ati Shtabi. Një frymë e anarkizmit progresiv, e tipit të anarkisë që pat aplikuar Bakunini në Spanjën republikane [1936], mbeti gjallë deri në fund të luftës dhe ky fakt duket se ishte vet fati i Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës pas përfundimit të luftës, fillimisht u quajt Partia për Progres Demokratik e Kosovës. Delegatët që moërn pjesë në Mbledhjen themeluese të saj ishin kryesiht baza e LPK-së që vinin nga frontet e lufëts, e që de fakto ishin barëtsit kryesojr të aktivitetit të LPK-së në terren. Këto baza, që konform programit politik të LPK-së quheshin Këshilla Popullor, de fakto ishin bërthamat më rezistuese që po mbrunte shpirti kryengritës I popullit tonë ndër shekuj dhe në çastin historik shpërfaqën, shembëllim Timoteut tonë me emrin Adem Jashari, rikthyen në skenë atë lloj të heroizmit kolektiv të lloit të vet, që dikur kishte kultivuar gjenerali ynë Gjergj Kastrioti kundër hordhive turke.
Pas disa muajsh të krijimit Partisë i qe imponuar Drejtoria Politike e UÇK-së, disi ngjashëm siç i ishte imponuar edhe vet Shtabit të UÇK-së dhe LPK-së, duke marrë kalanë sërish nga brenda!
Do të ishte me interes hulumtimi dhe studimi i këtij fenomeni dhe hedhja dritë mbi të vërtetat reale historike që I paraprinë këtij procesi, duke I shpërfaqur para brezave edhe mbështetësit real të këtij procesi, sidomos ata individ e qarqe me ndikim nga Tirana.
***
Aktualisht, kryetari i PDK-së është Memli Krasniqi, i cili mori drejtimin e partisë në korrik 2021. Por de fakto partinë e drejtojnë nga prapaskena ish strukturat e SHIK-ut tashmë të shkrira në PDK dhe komandantët e terrenit. Megjithatë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, kandidati i PDK-së për kryeministër ishte Bedri Hamza, ish-Ministër i Financave dhe kryetar i Mitrovicës së Jugut, që rezulton të jetë një amalgamë e dy rrymave të fuqishme që garojnë për dominim në PDK sot.
Është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve serbe për të destabilizuar rajonin dhe për të penetruar brenda UÇK-së, duke siguruar kështu për kohë të gjatë prezencën në Kosovë edhe pas tërheqjes së trupave serbe, ajo, pra UÇK-ja dhe strukturat e saj politike, që u formuan kryesisht nga Këshillat Popullor të LPK-së, si baza e organizimit të saj dhe nga LKÇK-ja, një fraksion i LPK-së i shkëputur në vitin 1994, ia dolën që të jenë relativisht të pavarura në rrafshin e organizimit të luftës për liri.
Kësaj natyre të luftës dhe rezistencës ushtarake e politike gjaët luftës, i detyrohemi shumë për lirinë që gëzojmë dhe përfundimisht edhe për imponimin që ju bë faktorit të jashtëm tumirja e egzistencës së Shtetit të dytë shqiptar në truallin e vet, në këtë cep të Ilirikumit.
2. Si ndodhi kapja e Shtetit nga SHIK-u alias PDK-ja?
Kapja e shtetit nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) dhe PDK-ja është një proces kompleks që filloi disa muaj para përfundimit të lufëts, ndërkaq qe intensifikuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Ky fenomen ka rrënjë në strukturat e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), të cilat pas luftës u shndërruan në aktorë kyç politikë dhe institucionalë.
Strukturimi i SHIK-ut: SHIK-u u krijua si një organizatë e fshehtë e inteligjencës pas luftës, kryesisht nga ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe ish të burgosurit politik me mision të supozuar për të mbrojtur interesat kombëtare dhe të sigurisë. Megjithatë, me kalimin e kohës, kjo strukturë shkoi drejt inkriminimit të kokave të saj dhe shnëdrrimit në strukturë kriminale. Kriminalizimi do të ndodhte sidomos gjatë procesit të privatizimit të aseteve shtetërore dhe ndarjes së saj si plaçkë që, sipas logjikës së “fitimtarëve”, duhej t’ju takonte atyre!
Instalimi i zyrtarëve të lartë të kësaj strukture, fillimisht në pozicionet e zëvendsministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve kryesore publike, ishte në funksion të kapjes reale të institucioneve kaptale të Shtetit dhe ekonomisë. Ky akt do të shoqërohej edhe me eliminim politik e fizik të kundërshtarëve politikë dhe qe kapitalizuar me kapjen e Shtetit.
Me kalimin e kohës SHIK-u u infiltrua në polici, gjyqësor, administratë publike dhe ekonomi, duke ndihmuar në konsolidimin e pushtetit të PDK-së dhe aleatëve të saj.
Përmes rrjeteve të klientelizmit dhe patronazhit politik, njerëzit e lidhur me SHIK-un dhe PDK-në fituan pozita kyçe në gjyqësor, prokurori dhe sektorin ekonomik. Privatizimi i aseteve publike në të shumtën e rasteve u bë në favor të individëve të lidhur me këtë rreth. Por, ndonjë prej aseteve u lejua të bie edhe në duart e figurave politike të LDK-së, që me kalimin e kohës do të ndikonin në shndërrimin e saj në paterivcë të PDK-së.
Në periudhën para shpalljes së pavarësisë, për aq kohë sa SHIK-u po vepronte në njëfarë gjysmëlegaliteti, duke u drejtuar nga zemra e Prishtinës, ka pasur akuza se kjo strukturë nuk la pa përdorë edhe mjete si frikësime, shantazhe dhe manipulime zgjedhore për të ruajtur dhe forcuar pushtetin e PDK-së dhe për ta katapultuar atë në krye të Republikës, duke u bërë kështu pastaj faktori qenësor i drejtimit të saj.
3. Kush e mbështeti këtë proces?
Mbështetja ndërkombëtare: Në vitet e para pas luftës, PDK-ja dhe SHIK-u kishin njëfarë tolerance nga ndërkombëtarët, pasi pjesa më e madhe e strukturave të UÇK-së u konsideruan si partnerë të NATO-s dhe SHBA-së në stabilizimin e rajonit. Disa raporte sugjerojnë se përkrahja ndërkombëtare u dha për të shmangur kaosin dhe për të krijuar një stabilitet të qëndrueshëm politik. Por mbështetja kryesore e PDK-së/SHIK-ut mbetçn strukturat e Shërbimit Informativ Kombëtar, për aq kohë sa në pushtet ishte Partia Socialiste në Tiranë.
Ndërkaq përmes kësaj strukture do të lidhej edhe me simotrat e tyre në Perednim.
Nëse do ët vepronin në shërbim të nteresit nacional, kjo do të duhej të shkonte në konto të interesit kombëtar, por sigurisht që shërbimet perendimore te të cilat ishin bazuar, kishin interesa edhe më të mëdha në Serbi! Shih për këtë, rrjedha e historisë kompromitoi keq këta element në esencë olhokrat.
Interesat e grupeve të fuqishme: Përfitues të kësaj skeme ishin individë dhe grupe të caktuara të riaktivizuara edhe në prag të fushatës së fundit, që përmes lidhjeve me SHIK-un, me kalimin e kohës, fituan kontroll ekonomik dhe politik gjithandej.
- 4. A është ende i pranishëm ndikimi i SHIK-ut?
- Edhe pse SHIK-u u deklarua i shuar në vitin 2008 nga Kadri Veseli, ndikimi i tij vazhdoi për shumë vite përmes rrjeteve të ngritura brenda institucioneve të Kosovës. Riaktivizimi i këtyre strukturave do të ndodhte sidomos në dy vitet e fundit të Qevrisë Kurti 2, si masë preventive për rikthim të PDK-së në pushtet.
- Rënia graduale e PDK-së nga pushteti, sidomos pas 2019-s, pas dështimit për ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, e ka dobësuar në masë të ndjeshme ndikimin e kësaj strukture, por mbetjet e saj janë ende të pranishme në segmente jetike të shtetit.
5. Koalicioni me PDK-në tejet problematik
Koalicioni me PDK-në, jo vetëm për VV-në, shih për këtë është problematik dhe kundërproduktiv për interesat jetike të Republikës së Kosovës për disa arsye thelbësore që lidhen me historinë politike, qeverisjen dhe ndikimin e kësaj partie në institucionet e shtetit. Këto arsye mund të ndahen në disa kategori kryesore:
5.1 Trashëgimia e keqqeverisjes dhe korrupsionit
PDK-ja ka qenë një nga partitë që ka qeverisur më së shumti në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Kosova rrjedhimisht është përballur dhe do të përballet me pasoja afatgjata.
- Ajo futi dialogun me Serbinë në hullitë që i konvenonin kësaj të fundit dhe që do ta pregadisnin terrenin për ndarjen e Kosovës.
Ndikimi i Shërbimit Informativ të Kosovës në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më sakt i një krahu të tij që kontrollohej nga ish kryetari “historik” i PDK-së, është një çështje e debatueshme dhe shpesh e mbështjellë me spekulime. - SHIK-u, si një organizatë inteligjence në shërbim të plotë të Partisë Demokratike të Kosovës ka pasur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave shtetërore gjatë dhe pas pavarësisë së Kosovës, me theks gjatë periudhës kur po pregaditej alibia për aneksimin e veriut të Republikës Serbisë.
Presioni ndaj negociatorëve – Ka pasur raportime se individë të caktuar brenda institucioneve negociatore ishin të ndikuar apo të shantazhuar nga struktura të caktuara të SHIK-ut për të pranuar kompromise që , siç e ka dëshmuar koha, ishin në shpërputhje me interesat afatgjata të Kosovës. [Decentralizimi; demarkimi I kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Marrëveshja e 2013 dhe 2015…]
Bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar – SHIK-u ka pasur marrëdhënie të afërta me shërbime të huaja inteligjente, veçanërisht ato frënge. Kjo ka ndikuar që disa marrëveshje të pranohen pa kundërshtime të mëdha, me qëllim që të ruhej përkrahja ndërkombëtare për lidershipin e Kosovës në atë kohë.
- Korrupsion të lartë dhe kapje të shtetit, që ka penguar zhvillimin demokratik dhe ekonomik.
- Dështime në forcimin e institucioneve, duke ndikuar në pavarësinë e gjyqësorit dhe kontrollin mbi administratën publike.
- Privatizime të dyshimta dhe keqmenaxhim të pasurisë shtetërore.
6. Çka fshihet pas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015?
- Marrëveshja e Brukselit (2013) ishte rezultat i presionit të madh ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë që po ushtrohej në emrë të normalizimit të marrëdhënieve. Kjo marrëveshje parashikonte krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një strukturë që de fakto do t’i paraprinte zyrtarizimit, respektivisht institucionalizimit të ndarjes së Kosovës në baza etnike. Kjo duhej të bëhej në momentin dhe kohën më të përshtatshme për që të dy palët. Si e tillë, marrëveshja ishte një fitore për Serbinë, pasi i siguronte një formë autonomie për serbët e Kosovës, duke penguar kështu funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës dhe bosnjëzimin e saj.
- Marrëveshja e vitit 2015 rikonfirmoi dhe detajoi më tej Asociacionin, duke u bërë edhe më problematike për Kosovën. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë e shpalli atë pjesërisht të papajtueshme me Kushtetutën, por Serbia dhe faktori ndërkombëtar vazhduan të insistojnë për zbatimin e saj. Ky akt I Gjykatës Kushtetuese do të shfrytëzohej pastaj për të krijuar terrenin për sjelljen në tavolinë të ndrjes së Kosoëvs në emër të ripërkufizimit mes dy popujve: shqiptar e serb në Ballkan!
Ky akt i Gjykatë Kushtetuese, pavaërsisht se ishte nën kontrollin e plotë të PDK-së, kishte për qëllim edhe një hap tjetër strategjik të Europës – të lehtësonte përafrimin e Serbisë me Brukselin, rrjedhimisht shkëputjen graduale të saj nga ndikimi rus. Në brendin e saj kjo marrëveshje do të krijonte parakushtet për zvarritjen e njohjes së Kosovës nga Serbia, meqë marrëveshjet fokusoheshinb në “normalizim”, por jo në njohje të drejtpërdrejtë. Krejt kjo ishte në shërbim të idesë për lehtësimin e rrugës së Serbisë drejt BE-së, duke e përdorur Kosovën si monedhë shkëmbimi në negociatat e saj me Brukselin.
Ky imazh i koketimit të PDK-së/SHIK-ut në funksion të ringritjes së peshës së Serbisë në rrafshin gjeopolitik, do të kulmoj me promovimin pompoz që do t’i bëhej idesë për Ballkanin e Hapur si kundërvënie Procesit të Berlinit. Shto kësaj imazhin e keqqeverisjes, atëherë është e qartë katërcipërisht se, çdoo koalicion me PDK-në, e bën të cenueshëm besimin e qytetarëve në atë koalicion qeverisës.
7. Interesat e ngushta dhe struktura klienteliste
PDK ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm klientelist, ku interesat e grupeve të caktuara brenda partisë shpesh mbizotërojnë mbi interesat kombëtare. Çdo koalicion me këtë parti:
- Rrezikon që institucionet të jenë peng i pazareve të brendshme, duke u përqëndruar më shumë në ndarjen e pushtetit sesa në qeverisje efektive.
- Përjetëson praktikat e vjetra të nepotizmit dhe punësimeve politike në administratën publike.
8. Dëmtimi i legjitimitetit dhe vizionit reformues
Partitë politike që synojnë reforma dhe forcimin e shtetit ligjor, siç është rasti me Lëvizjen Vetëvendosje e profiluar si forcë politike me bazament të fuqishëm ideologjik të spektrit socialdemokrat, kur hyjnë në koalicion me PDK-në humbin kredibilitetin e tyre në sytë e qytetarëve që presin ndryshim. Krahas kësaj kompromentojnë vullnetin për luftën kundër korrupsionit, pasi bashkëqeverisja me një parti që ka qenë në qendër të skandaleve, e bën të vështirë ndëshkimin e keqpërdorimeve të së kaluarës.
9. Ndikimi në dialogun me Serbinë dhe sovranitetin e Kosovës
PDK ka pasur një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut me Serbinë, shpesh duke bërë kompromise tejet të dëmshme. Kritikët argumentojnë se:
- PDK ka qenë pjesë e marrëveshjeve që kanë dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
- Disa prej liderëve të saj janë akuzuar se kanë bërë lëshime për interesa personale apo për mbijetesë politike.
- Një koalicion me këtë parti mund të ndikojë në vijimin e një politike të jashtme që nuk përfaqëson në mënyrë të duhur interesat e Kosovës.
10. Presioni ndërkombëtar dhe mungesa e besimit
Partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata që mbështesin demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, shpesh kanë qenë kritikë ndaj PDK-së për shkak të praktikave të saj qeverisëse. Çdo parti që hyn në koalicion me PDK-në mund të përballet me:
- Humbje të mbështetjes ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet që kërkojnë sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit.
- Mungesë besimi nga qytetarët, të cilët e shohin një koalicion të tillë si kthim prapa në praktikat e vjetra politike.
Përfundim
Çdo koalicion me PDK-në jo vetëm që do të ishte kundërproduktiv për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, por gjithashtu do të minonte përpjekjet për një shtet të fortë dhe të pavarur, rrjedhimisht do ët minonte proceset e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë që do ët imponnonin ecjen graduale drejt bashkimit në trajtën e një Federate Shqiptare, si mundësia më reale në këtë kapërcyell të zhvillimeve gjeopolitike. Përderisa kjo parti nuk i nënshtrohet një reformimi të thellë dhe llogaridhënies për të kaluarën e saj, bashkëpunimi me të do të mbetet një rrezik për stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
