Search
Close this search box.

Koronavirusi në Shqipëri/Rritet numri i viktimave dhe i infektimeve në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima. Po përgjatë këtyre 24 orëve janë infektuar 878 persona duke shënuar sërish një rritje të të prekurve nga koronavirusi.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3512 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)

Raste të reja ditore 876

Të shëruar në 24 orë 503

Të shtruar në spitale 280

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3512

Testime totale 343,833

Raste pozitive 74,567

Raste të shëruara 45,383

Raste Aktive 27,845

Humbje jete 1339

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16142

Fier 2089

Durrës 1523

Shkodër 1390

Elbasan 1283

Vlorë 1156

Lezhë 1023

Korçë 909

Berat 898

Gjirokastër 557

Dibër 440

Kukës 435

Vinkmag ad

Read Previous

Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

Read Next

Shkarkohet Genoveva Ruiz Calavera/Shefja e ONM-së merr detyrën e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular