
Krimi horror në qytetin e Fierit ku një 38 vjeçar masakroi dhe groposi një 8 vjeçar ka tronditur qytetarët dhe veçanërisht fëmijët që jetojnë afër shtëpisë së autorit të krimit monstruoz.
“Unë shtëpinë pak më andej e kam. Ishte djali i mirë. Jo, nuk e kishim frikë. Nuk më ka thërritur ndonjëherë në banesë. Nuk di asgjë, mos të gënjej. Ai ishte njeri tamam, fliste tamam. Pinte alkool, por nuk kishte probleme. Ai punonte ku të gjente, më duket se jetonte vetëm se i kishte prindërit të ndarë. Klodiani e ka shtëpinë si kasolle, në kushte të këqija. Nuk kishte kushte si shtëpi tamam. Ishte godinë e vogël si kasolle”, shprehet një i mitur.
